Kronikë

Tentoi të përdhunonte 32-vjeçaren në një kafene në Greqi, pranga shqiptarit të "pa përmbajtshim"

Shkruar nga Liberale

Tentoi të përdhunonte 32-vjeçaren në një kafene

Një i ri shqiptar është arrestaur nga policia greke pas një denoncimi për përdhunim. Një 32-vjeçare ka kallëzuar në polici 30-vjeçarin shqiptar se ka tentuar ta përdhunojë brenda një kafeneje në ishullin e Symit.

Gruaja, tha se u tentua të abuzohej nga shqiptari në kafen ku ajo punon, por që mundi të largohej në kohë.

Pas kallëzimit, efektivët e policisë kanë shkuar të arrestojnë 30-vjeçarin, por kanë hasur në rezistencën e këtij të fundit. 30-vjeçari ka sulmuar efektivët duke i qëlluar, por më pas është neutralizuar dhe shoqëruar në komisariat.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH