Kronikë

Tentoi të mbyste bashkëshorten me kabllo, arrestohet shqiptari në Greqi

Shkruar nga Liberale
Tentoi të mbyste bashkëshorten me kabllo, arrestohet shqiptari në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mes një çifti shqiptar në Greqi, ku burri ka tentuar të mbysë të shoqen me kabllo.

Ngjarja mësohet se është regjistrua një natë më parë në Kalkidë.

Sipas eviathema.gr, mes çiftit me origjinë shqiptare ka pasur një konflikt për arsye ende të panjohura.

Gjatë sherrit, burri shqiptar ka marrë një kabllo dhe ka tentuar të mbyste gruan e tij, në sy të fëmijës së tyre të mitur.

Burri dyshohet se ka goditur edhe fëmijën, ndërsa nëna thuhet se ka të marrë fëmijën, ka dalë nga shtëpia dhe ka mundur të shkojë në komisariat, ku ka denoncuar të shoqin mbi ngjarjen.

Sakaq, shqiptari është arrestuar nga efektivët e policisë, ndërsa të premten (21 qershor) pritet të dalë para hetuesisë në gjykatat e Kalkidës, me akuzën e vrasjes së mbetur në tentativë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH