Kronikë

Të shtëna me armë zjarri tek Ali Demi, pas një sherri

Shkruar nga Liberale

Të shtëna me armë zjarri tek Ali Demi, pas një sherri

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e djeshme në Tiranë, në zonën e "Ali Demit". Të shtënat raportohet se kanë ardhur pas një sherri që ka ndodhur në rrugë mes disa personave dhe njëri prej tyre ka qëlluar në ajër.

Fatmirësisht nga të shtënat nuk ka pasur persona të lënduar, ndërkohë që policia po punon për arrestimin e autorit, ndërsa disa të tjerë janë shpallur në kërkim.

Sipas burimeve, të shoqëruarit në polici që ishin edhe dëshmitarë okularë nuk kanë pranuar të japin shpjegime. Por dyshohet se sherri ka nisur për çështje të një borxhi të pashlyer. 

Policia nuk ka dhënë ende asnjë version mbi ngjarjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH