Të shtëna me armë zjarri raportohet se kanë ndodhur gjatë natës në Shkodër, në afërsi të bustit të Prekë Calit.
Mësohet se një shtetas i identifikuar si Viktor Marku, ka qëlluar në drejtim të disa personave të tjerë, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.
Policia e Shkodrës ka bërë shoqërimin e autorit të dyshuar, si edhe të dy personave të tjerë, vëllait dhe djalit të xhaxhait të Viktor Markut.
Ndërkohë në një automjet tip BMW, i cili është sekuestruar, u gjet një gëzhojë arme.
Ende janë të paqarta arsyet e kësaj ngjarjeje, ndërsa policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të saj.