Kronikë

Të shtëna me armë në qytetin e Ferizajt në Kosovë, humb jetën një grua mbetet i plagosur një burrë

Shkruar nga Liberale

Të shtëna me armë në qytetin e Ferizajt në Kosovë,

Policia e Kosovës raporton se një grua është vrarë me armë zjarri në qytetin e Ferizajt. Sipas njoftimit të policisë thuhet se krahas viktimës, si pasojë e të shtënave ka mbetur i plagosur edhe një burrë, ndërsa rrethanat e krimit janë ende të paqarta.

“Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri.

Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person e gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes, kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person mashkull, i cili është dërguar në Qendrën Emergjente në Ferizaj”, njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH