Sociale

Të rinjtë nuk e preferojnë degën e mësuesisë, edhe pse premtohet paga 900 €

Shkruar nga Liberale

Të rinjtë nuk e preferojnë degën e mësuesisë, edhe

Interesi për mësuesinë po bie vit pas viti. Edhe pse mësuesit që dalin në pension lënë vakancat e tyre të lira, në fakt, këto vende nuk zëvendësohen menjëherë dhe premtimi për pagën 900 euro është në dyshim për shumë prej tyre.

Një numër i madh, rreth 550-600 mësues, largohen nga sistemi arsimor çdo vit duke hyrë në moshën pensionale. Kjo situatë është shqetësuese sipas sindikatës së arsimit, pasi më shumë se gjysma e tyre nuk zëvendësohen me mësues të rinj. Kryetarja i sindikatës, Isa Halilaj, deklaroi se sistemi arsimor është në prag të kolapsit në çështjen e mësimdhënies.

“Gjatë një viti kemi 500-600 mësues të cilët dalin në pension. Hyrjen nuk kanë qenë më aq shumë. Kushdo që zgjedh rrugën e mësuesisë e di që nuk do bëhet një njeri i pasur. Sistemi arsimor në Shqipëri është në ditë të vështira”,-tha Isa Halilaj

Nëse analizojmë motive të mungesës së mësuesve për sistemin arsimor, zakonisht kemi situata të ndryshme për mësuesit në shkollat fillore dhe ato ne ciklin 9-vjeçar.

Ndërkaq, mësimdhënësit e gjuhës dhe letrarisë janë pak më të privilegjuar, megjithatë edhe te ata interesimi për mësuesinë po bie nga brezi në brez. Në disa qarqe të veriut hasen probleme të tjera, si mësuesit me kontrata 1-vjeçare, të cilët nuk kanë kualifikimet e duhura.

“Ne kemi rrudhje të numrit të studentëve në vitin e parë, kjo i lë pasojat e veta te secili program studimi”,-tha Elsa Skënderi, zv/dekane Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë

Ministria e Arsimit ka premtime për pagën 900 euro për mësuesit dhe ndihmë financiare për degët prioritare, por mbetet për tu parë se sa do të ndikojnë këto premtime në interesin për mësuesinë.

 

 

 

 

 

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH