Pesë persona janë arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale. Një 30 vjeçar u arrestua pasi policia i gjeti një sasi kanabisi dhe një peshore elektronike.
Një 58 vjeçare u ndalua pasi gjykata e Tiranës e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale “Mospagimi i taksave dhe tatimeve”, i kryer në bashkëpunim.
Dy të tjerë, 35 dhe 58 vjeç u arrestuan pasi ushtruan dhunë ndaj nënës dhe vajzës.
Ndërsa një 30 vjeçar ishte shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 88/1 dhe 25 i Kodit Penal.