Kronikë

Tapizë/ Pasi e lindi e futi në qese dhe e hodhi në lumë, familjarët e 42-vjeçares: E gjetëm në gjendje të rëndë

Shkruar nga Liberale

Tapizë/ Pasi e lindi e futi në qese dhe e hodhi në lumë,

Familjarët e Leta Koçit, 42-vjeçares që dyshohet se i mori jetën foshnjës së saj të porsalindur thonë se nuk e dinin që ajo ishte shtatzënë.

Jashtë kameras fëmijët e saj tregojnë se e gjetën nënën e tyre në gjendje të rëndë shëndetësore në tualetin e shtëpisë por nuk kishin informacion që ajo kishte lindur dhe e kishte hedhur foshnjën në lume.

Fëmijët po ashtu nuk dinë të thonë nëse foshnja lindi me shenja jete apo e vdekur Familja prej 7 anëtaresh jeton në një banese me qira në fshatin Tapizë, në kushte jo të mira.

Gjendja e vështirë ekonomike, por edhe kushtet e renduara psikologjike dyshohen ta këtë çuar 42-vjeçaren drejt aktit te rende.

Koçi duket se e kishte mbajtur të fshehtë shtatzëninë dhe nuk ishte ndjekur as nga ndonjë mjek I zonës, pasi në qendrën ambulatore të Tapizës nuk rezultonte asnjë kartelë mjekësore.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH