Kronikë

"SPAK ka një seri dosjesh për zyrat e hipotekave nga Velipoja në Sarandë", deklarata e fortë e Artan Hoxhës

Shkruar nga Liberale

"SPAK ka një seri dosjesh për zyrat e hipotekave nga Velipoja

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje për tjetërsimin e rreth 45 hektarëve në Spitallë të Durrësit, për të cilën janë bërë disa arrestime të ish-zyrtarëve të Kadastrës në qytetin bregdetar.

I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, Hoxha deklaroi se ish-zyrtarët tjetërsuan pronën duke e shitur te privatët. Hoxha tha se ka shumë raste tjera në të gjithë vendin dhe SHBA-të kanë kërkuar hetimin e dosjeve të pronave.

Janë 45 hektarë, afër Universitetit të Durrësit. Është pronë shtetërore. Duke shfrytëzuar faktin se ishin zyrtarë të hipotekës kishin mundësinë që të prona të tjetërsohet për t’u shitur te privatët.

SPAK ka një seri dosjesh për zyrat e hipotekave nga Saranda në Velipojë. Strategjia e SPAK është se përveç vjedhjes dhe tjetërsismit të pronës, këtu janë përfshirë elementë të krimit, apo zyrtarë të korruptuar.

SPAK thotë se vonesa me hetimet e këtyre dosjeve është për faktin se nuk kanë ekspertë për këto lloj krimesh dhe duhen njerëz që njohin financat dhe dokumentacionin.Nga aleatët si SHBA është kërkuar hetimi me trojet dhe pronat që është edhe kërkesë edhe nga BE. Në Durrës ishin zyrtarë nga Kadastra. Janë zyrtarë që kanë lidhje me PS-në, Rithemelimin dhe Bashën”, tha Hoxha.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH