Kronikë

"SPAK ka marrë në pyetje mjekët për ndërhyrjet kirurgjikale të Kryemadhit", ja çfarë zbulon gazetarja e njohur

Shkruar nga Liberale

"SPAK ka marrë në pyetje mjekët për ndërhyrjet

Gazetarja Anila Hoxha ka deklaruar në Top Story se SPAK ka marrë në pyetje mjekët për ndërhyrjet kirurgjikale të Monika Kryemadhit.

Duke folur për divorcin e çiftit dhe hetimet e SPAK ndaj tyre, gazetarja Hoxha u shpreh se lëvizja për të depozituar padi për divorc është e mirëmenduar.

“Kryemadhi ka qëndruar për gati 5 orë në SPAK, është pyetur me detaje. Nuk mendoj se Kryemadhi e ka vendosur në pozitë të vështirë Metën, deri aty sa ai të humbasë qetësinë. Nuk mendoj se çelësi i shpërthimit të Metës është deklarata e saj kur tha se është kundër deklaratave të të shoqit për sulmet e SPAK, aq sa ai të ngrejë një padi.

Është një veprim i mirëmenduar. Unë kuptoj, ose ka një divorc ku secila nga palët do të ruaj njëra-tjetrin… deri në këto momente nuk ka asnjë emër të regjistruar nga SPAK në emrin e asnjërit prej të dyve, por e regjistruar vetëm me vepër penale.

Nga ana tjetër dinamiku i historikut, që nisi në qershor të vitit të kaluar… SPAK po bën kalkulime financiare. SPAK ka dërguar letërporosi ka marrë në pyetje mjekët e huaj për ndërhyrje ose jo kirurgjikale, estetike, e po ashtu edhe për shkollimin e fëmijëve”, u shpreh ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH