BE

Sot mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian

Shkruar nga Liberale

Sot mbahen zgjedhjet për Parlamentin Europian

Që nga e enjtja evropianët janë duke zgjedhur Parlamentin e ri të BE-së për të dhjetën herë.

Rreth 360 milionë votues me të drejtë vote vendosin për 720 përfaqësues nga 27 vende të BE-së.

Ndërsa rezultatet e para tashmë vijnë nga disa vende, si Holanda dhe Irlanda, si dhe në 20 vende të tjera, ku  jepet vota për Parlamentin e ri Evropian dhe politikat e pesë viteve të ardhshme.

Çdo vend në Bashkimin Evropian përfaqësohet me një numër të caktuar deputetësh – në varësi të madhësisë së vendit, por jo edhe aq shumë në proporcion me popullsinë e tij. Si shteti anëtar me popullsi më të madhe, Gjermania përfaqësohet nga 96 anëtarë. Shtetet më të vogla anëtare si Malta, Luksemburgu dhe Qipro dërgojnë nga gjashtë secila.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH