Kronikë

Shuhet zjarri në Shkodër/ Dëm I MADH, 80 njësi tregtare të shkatërruara dhe 5 banesa të djegura

Shkruar nga Liberale

Shuhet zjarri në Shkodër/ Dëm I MADH, 80 njësi tregtare

Nga zjarri i rënë mbrëmjen e së premtes, në tregun e “Isa Boletinit”, kjo është ajo çfarë ka mbetur. Rreth 80 njësi tregtare të shkatërruara plotësisht dhe 5 banesa të djegura.

Dëmi i shkaktuar është kolosal. Ndërsa kjo është një prej banesave të shkatërruara plotësisht nga zjarri. Një banesë me vlera historike dhe kulturore e familjes Sykja, e cila dikur ishte edhe monument kulture. Nga zjarri tashme nuk ka mbetur asgjë.

Tregu nuk ka plotësuar asnjë prej kushteve të sigurisë dhe dy daljet e tij, ishin aq të vogla sa automjetet e forcave zjarrfikëse nuk mund të futeshin brenda për të shuar zjarrin. 8 persona përfunduan në spital me probleme me frymëmarrjen, pjesa me e madhe zjarrfikës të Shkodrës të cilët pasi morën ndihmën mjekësore u rikthyen serish në aksion.

Policia po heton për një zjarr aksidental, ndërsa nuk përjashtohet as pista e zjarrvënies së qëllimshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH