Kronikë

Shtyu babain nga shkallët pasi i vrau të ëmën, zbardhet DËSHMIA e Klementin Islamaj: Kisha frikë...

Shkruar nga Liberale

Shtyu babain nga shkallët pasi i vrau të ëmën, zbardhet

Është zbardhur dëshmia e plotë e Klementin Islamajt, 41-vjeçarit që akuzohet se vrau babai ne tij, Hysen Islamaj, pasi ky i fundit kishte masakruar me thikë të ëmën.

Ai ka treguar se si e gjeti nënën të mbuluar nga gjaku në shtëpi, dhe përballjen me të atin pas krimit. Sipas 41-vjeçarit, i ati i ka thënë se pas bashkëshortes e kishin radhën fëmijët dhe nipërit e tij dhe në këtë moment, Klementini ka pasur frikë se mos ai u kishte bërë diçka fëmijëve të tij të mitur, pasi nuk po i shihte në shtëpi.

“Në pjesën e dyshemesë ku ndodhej dhe trupi i nënës time ishte me shumë gjak. Në këtë moment kam parë se në korridor nga kuzhina e banesës erdhi babai im Hysen Islamaj ku, në dorën e djathtë mbante një gotë qelqi të tejdukshëm dhe sapo u ndodh përballë meje, unë i fola, duke i thënë ‘se çfarë kishte bërë’ dhe ai mu përgjigj:

‘Se çfarë desha e bëra, tani e keni radhën ju’ dhe menjëherë pas këtyre fjalëve, më ka goditur me gotën që mbante në dorë në pjesën e fytyrës dhe hundës, por pa e lëshuar gotën nga dora. Në këtë moment, duke mos parë dhe fëmijët aty, jam trembur se dhe fëmijëve mund t’u kishte ndodhur e njëjta gjë”, thuhet në dëshminë e Islamajt.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH