Kronikë

Shqiptari dhe palestinezi arrestohen, pas sherrit në vendin e punës përfunduan në spital (paditën njëri-tjetrin)

Shkruar nga Liberale

Shqiptari dhe palestinezi arrestohen, pas sherrit në vendin e punës

Shqiptari dhe palestinezi godasin njëri-tjetrin me vare dhe çekiç, pas sherrit përfundojnë në spital dhe padisin njëri-tjetrin. Arrestohen më pas nga policia  

Dy punëtorë të huaj goditën njëri-tjetrin me sende të forta pas një debati dhe përfunduan në komisariat. Ata u përleshën egërsisht gjatë punës dhe i shkaktuan njëri-tjetrit goditje - fatmirësisht të lehta – duke marrë parasysh sendet që mbanin në duar në atë moment.

Mediat greke raportojnë se shkak për këtë janë bërë dy të huaj të moshës 35 dhe 40 vjeç, të cilët punonin në një kantier ndërtimi në Heraklion dhe të cilët për arsye të panjohura ende kanë nisur një sherr të ashpër.

Sipas mediave helene, instrumentet që përdornin për të sulmuar njëri-tjetrin ishin veglat e punës, një çekiç dhe një vare, të cilat mund të ishin fatale edhe për jetën e tyre. Dy personat e përfshirë në sherr, njëri nga Shqipëria dhe tjetri nga Palestina, kanë marrë ndihmën e parë në spitalin ku kanë shkuar dhe më pas kanë bërë padi kundër njëri-tjetrit.

Si pasojë e kësaj, ata të dy u arrestuan.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH