Kronikë

EMRI/ Shqiptari aksidentohet për vdekje, në vendin e punës

Shkruar nga Liberale
EMRI/ Shqiptari aksidentohet për vdekje, në vendin e punës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Franscineto ku një 54 vjeçar me origjinë nga Shqipëria ka humbur jetën pasditen e 16 shkurtit gjatë orarit të punës.

Mediat italiane  shkruajnë se viktima është Edison Malaj të cilit i ka rënë sipër një pllakë betoni.

Pllaka që po transportohej nga vinçi u shkëput dhe e goditi punëtorin shqiptar në kokë.

Pavarësisht transportit në spital dhe ndërhyrjes së mjekëve shqiptari nuk ka mundur të mbijetojë nga plagët e marra. Policia ka nisur një hetim për zbardhjen e rrethanave të plota të rastit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH