Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë në qytetin e Pogradecit, në katin e dytë të një pallati ku raportohet se një e moshuar është lënduar dhe është dërguar me urgjencë drejt spitalit të Pogradecit.
Mësohet se gruaja ka plagë të shumta në fytyrë dhe është në gjendje të rëndë.
Policia dhe zjarrrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes. Nga shpërthimi janë shkaktuar dëme të shumta materiale.
Dritaret kanë “fluturuar” në rrugën kryesore rrezikuar jetën e kalimtarëve pasi është një nga rrugët më të populluara të qytetit. Dyshohet se shkak i shpërthimit është bërë rrjedhja e gazit.