Kronikë

Shpërthim gjatë natës në Shkodër, makinës së efektivit të policisë i vendoset tritol

Shkruar nga Liberale

Shpërthim gjatë natës në Shkodër, makinës së

Një lëndë plasëse është vendosur në makinën e një efektivi policie në Shkodër.

Makina ka qenë e parkuar në oborrin e banesës së tij, ku lënda plasëse është vendosur tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë e shpërhtimit nuk ka pasur të lënduar në njerëz por është dëmtuar pjesërisht automjeti. 

Rreth orës 04:00, në lagjen "Tepe", Shkodër, në automjetin e shtetasit K. S., 50 vjeç, (punonjës Policie), i parkuar në oborrin e banesës, është vendosur lëndë plasëse tek goma e pasme e automjetit.

Si pasojë është dëmtuar pjesërisht automjeti.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë të cilat vijojnë kontrollin në zonë.

Ndërkohë grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po kryen veprimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH