Kronikë

Kukës/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga flakët

Shkruar nga Liberale

Kukës/ Shpërthen bombola e gazit, banesa përfshihet nga

Në qytetin e Kukësit, në një banesë të katit të tretë, ka shpërthyer bombola e gazit dhe për pasojë ka marrë flakë shtëpia.

Nga zjarri raportohet nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale. Bombola ka shpërthyer në lagjen nr.1 të qytetit të Kukësit.

Bombola shpërtheu në katin e tretë të banesës. Nga rrjedhja e gazit ka marrë flakë dhe apartamenti i katit të katërt. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë për të shuar zjarrin.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH