Një makinë është shkrumbuar ditën e sotme në tunelin Tiranë-Elbasan.
Policia dhe zjarrfikësit janë në vendngjarje për të hetuar shkakun e plotë të djegies së mjetit dhe për të siguruar situatën.
Për shkak të zjarrit, qarkullimi i mjeteve ka qenë i bllokuar për rreth 30 minuta. Autoritetet po punojnë për rikthimin e normalitetit në këtë zonë.