Kronikë

Shkrumbohet banesa në Shkodër, humb jetën i moshuari (EMRI)

Shkruar nga Liberale
Shkrumbohet banesa në Shkodër, humb jetën i moshuari (EMRI)

Një banesë u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në fshatin Shtoj i Vjetër në Shkodër.

Si pasojë e zjarrit ka humbur jetën i moshuari Gjek Prronaj, i cili jetonte i vetëm.

Dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht.

Rreth orës 21:35, në fshatin Shtoj i Vjetër, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Gj. P., 80 vjeç.

Si pasojë e zjarrit, ka humbur jetën shtetasi Gj. P, i cili jetonte i vetëm.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit  po punon për përcaktimin e saktë të shkakut të rënies së zjarrit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH