Kronikë

Shkoi të takonte kolegët, shqiptari bie nga skela dhe vdes

Shkruar nga Liberale

Shkoi të takonte kolegët, shqiptari bie nga skela dhe vdes

Një 43-vjeçar shqiptar ka humbur jetën në vendin e punës në Itali. Mediat vendase raportojnë se shqiptari nga Kosova Bashkim Bytyçi, ka rënë nga një lartësi prej 10 metrash në kantierin e ndërtimit.

Sipas “La Reppublica”, 43 vjeçari prej dy muajsh ishte shkëputur nga puna për shkak të një dëmtimi dhe kishte shkuar pranë kantierit për të takuar kolegët, të cilët kishin qenë duke punuar brenda në kantier.

Megjithatë, ende nuk dihet arsyeja pse 43-vjeçari është ngjitur në një nga skelat, nga e cila ka rënë pasi ka humbur ekuilibrin. Ambulanca mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes por shqiptari kishte vdekur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH