Kronikë

“Shkelma fytyrës, u përleshën dhe gratë”/ Vendimi i gjykatës për Pjeçin: Sherri nisi për parkimin

Shkruar nga Liberale

“Shkelma fytyrës, u përleshën dhe gratë”/

Është zbardhur vendimi i plotë i Gjykatës për dënimin e nënkomisarit të Policisë së Durrësit, Arben Pjeçi, i cili vendosi t’i jepte fund jetës në zyrën e tij të punës, duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

57-vjeçari, baba i dy fëmijëve ishte dënuar me vendim të formës së prerë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, me punë në komunitet për plagosje të lehtë pas një sherri me komshiun Kujtim Huqi dy vjet më parë.

Vendimi i gjykatës i siguruar nga Tch, i cili u pasua nga shkarkimi nga detyra, dyshohet se e çoi në një gjendje të rëndë depresive. Sipas gjykatës, sherri mes tyre ka ndodhur për vendin e parkimit, i cili degradoi në dhunë fizike, pasi njëri prej tyre parkoi duke zënë rrugën në pallatin ku jetonin. Në vendim theksohet se sherrit i janë bashkuar dhe gratë e tyre Sadija dhe Shqipja.

“Referuar ankimit penal të depozituar në Komisariatin e Policisë Durrës, nga shtetasi i dëmtuari(ankuesi) dhe njëkohësisht i pandehuri ******* në përmbajtjen e të cilave rezulton e provuar se ky i fundit më datën 25.06.2022, rreth orës 15.00 pasi ka dalë nga banesa e tij e cila ndodhet në një nga apartamentet tek Pallatit “Fizarmonika”në sektorin e plazhit “Apollonia”, në Lagjen Nr. 13, Durrës për të shkuar dhe bërë pazar tek një njësi ushqimore minimarket qe ndodhet aty pranë. Ndërkohë në këto momente ai ka konstatuar se komshiu i tij i pandehuri ******* edhe ky në cilësinë ligjore të personit të dëmtuar dhe ankimuesit të veprës penale, ka hyrë në shesh pushimin e pallatit duke parkuar automjetin e tij, pas automjetit të të pandehurit ************** i cili duke parë dhe konstatuar këtë veprim të komshiut te tij të pandehurit ******* i ka kërkuar këtij të fundit që ta parkonte automjetin e tij në një tjetër vend dhe mos t’i bllokonte rrugën, pasi do të lëvizte për pak minuta me automjetin e vet, por ky i fundit nuk i ka kthyer asnjë përgjigje.

Disa minuta më pas, pasi është kthyer nga minimarketi i pandehuri *******ka konstatuar se komshiu i tij, i pandehuri ******* nuk e kishte hequr apo lëvizur automjetin e tij nga vendi ku e kishte parkuar disa minuta më parë dhe po qëndronte aty dhe megjithëse *******i i ka kërkuar përsëri që mos t’i bllokonte rrugëkalimin për automjetin e tij, i pandehuri ******* i është përgjigjur, sipas deklarimeve dhe shpjegimeve të të pandehurit ******* rreth ngjarjes konfiktuale në fjalë me shprehje dhe ofendime me përmbajtje fyese ndaj tij dhe familjarëve të vet. Ndërkohë gjatë kësaj kohe mes të pandehurve ******* dhe ******* ka nisur një konflikti ashpër fizik, ku secili prej tyre shpjegon dhe deklaron se gjatë këtyre momenteve ata janë qëlluar me grushte dhe shkelma në fytyrë dhe pjesë të tjera të trupit të tyre dhe nga këto goditje ata janë gjakosur në fytyrë, ku të përfshirë në këtë grindje mes tyre gjatë këtyre momenteve janë përfshirë edhe bashkëshortet e tyre dhe konkretisht shtetaset Sedije ******* dhe Shqipe *******, të cilat pasi kanë bërë të mundur me ndihmën dhe të personave të tjerë për të ndarë nga konflikti bashkëshortët e tyre janë larguar për në drejtim të banesave të tyre.

Ndërkohë disa minuta pas ndodhjes së këtij konflikti fizik mes personave të sipërcituar, i pandehuri ******* është paraqitur në stacionin e policisë plazh duke njoftuar strukturat e policisë shtetit për konfliktin fizik të ndodhur mes tij dhe të pandehurit ************** dhe disa momente më pas i pandehuri ******* është paraqitur n ëSpitalin Rajonal Durrës, ku ka marrë edhe mjekimin e nevojshëm për dëmtimet fizike të pësuara gjatë ngjarjes konfliktuale të lartpërmendur, të cilat sipas konkluzionit të arritur në Aktin e Ekspertimit Mjeko – Ligjor Nr. 210/E përpiluar nga shërbimi i mjekësisë – ligjore pranë spitalit rajonal Durrës kanë rezultuar se: “Dëmtimet e konstatuara tek shtetasi ******* hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë të përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë”. Njëkohësisht në vijim të kryerjes dhe dokumentimit ligjore të veprimevehetimore mbi ngjarjen konfiktuale në fjalë nga oficeri i policisë gjyqësore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës është marrë dhe dokumentuar ankimimi si dhe proçesverbali i deklarimit mbi rrethanat e kësaj ngjarje konfiktuale edhe të shtetasit të dëmtuar dhe njëkohësisht të pandehurit *******, i cili ndër të tjera ka shpjeguar se gjatë konfliktit fizik me të pandehurin ******* ky i fundit e ka provokuar i pari fillimisht me fjalë dhe shprehje banale dhe ofenduese dhe pak momente më pas e ka qëlluar atë me grusht dhe mjete të tjera të forta në fytyrë dhe në kokë duke i shkaktuar këtij shtetasi disa dëmtime shëndetësore për të cilat shtetasit ******* i ka lindur e domosdoshme për të marrë po atë ditë mjekimin e duhur në Spitalin Rajonal Durrës, dëmtime shëndetësore të cilat sipas konkluzionit të arritur në Aktin e Ekspertimit Mjeko – Ligjor Nr 212/E kanë rezultuar si: “Dëmtime të cilat hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat sjellin për pasojë humbjen e aftësisë të përkohshme për punë në masën mbi 9 ditë””, theksohet në vendimin e gjykatës.

Arben Pjeçi dhe Kujtim Huqi janë dënuar nga gjykata me 3 muaj burg, por që u konvertuan në 40 orë pune në komunitet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH