Kronikë

Shkaqe xhelozie/ Vrau barbarisht nënën e 4 fëmijëve të tij! Prokuroria italiane: Burgim të përjetshëm për 42 vjeçarin shqiptar

Shkruar nga Liberale

Shkaqe xhelozie/ Vrau barbarisht nënën e 4 fëmijëve të

Prokuroria italiane ka kërkuar burgim të përjetshëm për Selami Bodin, shqiptarin që në tetor të vitit të kaluar vrau bashkëshorten e tij Etleva Bodi duke e mbytur si pasojë e konflikteve të shumta që kishin për shkaqe xhelozie.

“Bodi duhet të shpallet përgjegjës për të gjitha faktet e regjistruara ndaj tij”, u shpreh prokurori Italian Giovanni Battista Ferro.

Hetimet zbuluan bisedat e çiftit dhe pas zbërthimit të celularëve, u provua se viktima ishte dhunuar fizikisht nga bashkëshorti i saj edhe në të kaluarën. Në datat 3 dhe 4 tetor, Etleva i kishte dërguar mesazh Bodit tre video në Youtube në gjuhën shqipe me lutje që trajtonin temat “si të jesh burrë i mirë në fenë islame, “të mos e poshtërosh” gruan dhe “si ta trajtoni mirë gruan tuaj”.

Në takimet e mëvonshme në Shqipëri me familjen e saj, ku ishte i pranishëm edhe Imami, ajo e kishte bërë të qartë se donte të ndahej dhe të mos kthehej me të. Por mëpas bashkëshorti i saj i kërkoi falje dhe u kthyen në Itali.

Prokurori Publik është ndalur në disa mesazhe, në të cilat Etleva ka thënë “Unë do të tregoj atë që kam vuajtur, sepse më keni rrahur vazhdimisht”; “Më dërgove në spital dhe vazhdova të duroja”; “Më mirë të vdisja.”

Sipas asaj që doli në dëshmi gjatë fazës së gjykimit, gruaja ishte mbajtur larg familjes së saj dhe me radikalizimin islamik të burrit nuk do t’i lejohej praktikisht asgjë edhe për sa i përket mënyrës së veshjes (për dy vjet ajo nuk kishte përdorur as celularin).

“Bodi është fajtor për keqtrajtim, e ka poshtëruar! Keqtrajtimi është një krim i përbërë nga shumë gjëra bashkë. Kjo është dëshmia e vrasjes” – vazhdoi ai – “është krim për të cilin Selamiu nuk kërkoi asnjëherë falje”.

Mediat italiane shkruajnë se avokatët e të pandehurit shqiptar, kërkuan rrethana lehtësuese për klientin e tyre.

Ngjarja e rëndë e ndodhur vitin e kaluar tronditi opinionin publik shqiptar, teksa vëllai i 31 vjeçares, Etleva Bodi e cila la pas 4 fëmijë, kërkoi ndihmë për të sjellë në Shqipëri trupin e pajetë të motrës së tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH