Kronikë

Shkaktoi trazira në lokal dhe shfaqi sjellje agresive me policët, e pëson shqiptari në San Marino

Shkruar nga Liberale

Shkaktoi trazira në lokal dhe shfaqi sjellje agresive me policët, e

Një 43-vjeçar shqiptar u arrestua në San Marino pasi shkaktoi një trazirë në një klub në Castello di Città. Policia ka ndërhyrë pas denoncimit se një person, i cili po shqetësonte si klientët ashtu edhe drejtuesit e klubit.

Në momentin e mbërritjes së policisë, burri, banues shqiptar me leje të rregullt qëndrimi, nuk pranoi të jepte të dhënat e tij personale dhe shfaqi sjellje agresive. Përballë mungesës së bashkëpunimit, efektivët e dërguan në komisariat për hetime të mëtejshme.

Nisur nga sjellja e tij, u urdhërua masa e ndalimit nga policia dhe 43-vjeçari u transferua në burgun e Kapucinit. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH