Kronikë

Shiste veshje të kontrabanduara, procedohet shitësja në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Shiste veshje të kontrabanduara, procedohet shitësja në

Një 34-vjeçare është proceduar penalisht nga Policia në Vlorë, pasi shiste veshje online të kontrabanduara.

Policia sqaron se procedimi ka nisur për shtetasen me iniciale D.H, pasi në një magazinë në pronësi të saj janë gjetur veshje të kontrabanduara me blerë rreth 7000 euro për të cilat nuk dispononte faturat përkatëse.

“U refruan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen:

-D. H., 34 vjeçe, banuese në Vlorë, për veprën penale “Tregtimi dhe transportimi i mallrave që janë kontrabandë”.

Gjatë kontrollit në ambientin ku kjo shtetase dyshohet se magazinonte veshje të cilat i shiste online, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme me vlerë rreth 7 000 euro, për të cilat kjo shtetase nuk dispononte faturën përkatëse të deklarimit në autoritetin doganor”,- thuhet në njoftimin e Policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH