Një 46-vjeçar nga Fier, Ardit Fejzulla, është arrestuar pas dyshimeve se shiste kokainë të ndarë në doza.
Gjatë një kontrolli të kryer në makinën e tij, policia gjeti një sasi lënde narkotike të dyshuar si kokainë, që dyshohet të ishte në posedim për qëllim shpërndarje.
Makina dhe lënda narkotike u sekuestruan si prova materiale. Ky operacion u kodua “Streets”. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurori për veprime të mëtejshme.