Kronikë

Shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, kirurgu pezullohet nga QSUT

Shkruar nga Liberale

Shfrytëzonte për prostitucion një 16-vjeçare, kirurgu

Mjeku kirurg i cili u arrestua ditën e sotme për shfrytësim për prostitucion të një 16-vjeçareje, të cilën e konsideronte si gruan e tij të katërt, është pezulluar nga detyra në QSUT.

Dervish Hasi u arrestua nga policia e Tiranës këtë të enjte, pasi akuzohet se kishte rreth 2 vite që shfrytëzonte për prostitucion të miturën.

Sipas burimeve, bëhet me dije se Hasi ka qenë nën hetim edhe nga SPAK, pasi dyshohej se furnizonte me armë grupet kriminale.

Në janar të vitit 2019 Hasit iu vendos një sasi tritoli në automjet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH