Kronikë

Sherri i dhunshëm mes 5 personave në Kukës, vetëdorëzohen 3 prej tyre të shpallur në kërkim

Shkruar nga Liberale

Sherri i dhunshëm mes 5 personave në Kukës,

Tre personat e shpallur në kërkim në Kukës, pas sherrit të dhunshëm që u shënua dy ditë më parë, janë vetëdorëzuar në komisariat.

Pas konsultimit me prokurorin, shtetasit e vetëdorëzuar A. E., 48 vjeç, U. E., 46 vjeç dhe I. M., 30 vjeç u proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”.

Pas sherrit nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. E., 40 vjeç, gjithashtu të përfshirë në këtë rast.

Ndërkaq, Policia po punon për kapjen e personit të fundit të kërkuar për këtë rast, Q. M., 29 vjeç.

Materialet shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Kukës”, sipas policisë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH