Kronikë

Sherr në azilin e Tiranës, godet shokun e dhomës me shkop, humb jetën i moshuari

Shkruar nga Liberale
Sherr në azilin e Tiranës, godet shokun e dhomës me shkop, humb

Një ngjarje e rëndë raportohet se ka ndodhur në një azil të Tiranës ku ka humbur jetën një i moshuar, pasi është goditur me shkop hekuri nga shoku i dhomës së tij.

Njoftimi paraprak i policisë:
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 1, arrestuan në flagrancë shtetasin Z. Sh., 78 vjeç, banues në një azil privat për të moshuarit, për veprën penale “Vrasja me dashje”, parashikuar nga neni 76 i Kodit Penal.

Ky shtetas dyshohet se, sot më datë 08.08.2024, rreth orëve të para të mëngjesit, për motive të dobëta, ka goditur disa herë me anë të një bastuni (shkop hekuri), shokun e tij të dhomës, shtetasin V. V., 82 vjeç, i cili si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH