Në Krutje ka ndodhur një ngjarje e pazakontë: një grua 29-vjeçare ka vënë flakën kasollës së vjehrrit të saj pas një sherri.
Burime nga policia konfirmuan se është nisur procedimi për gruan me inicialet B.R. për këtë veprim ekstrem.
Incidenti ka shkaktuar shqetësim në komunitet dhe është duke u hetuar nga autoritetet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes.
Njoftimi i Policisë:
Referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen B. R., 29 vjeçe, banuese në fshatin Krutje e Poshtme, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka djegur një kasolle në pronësi të vjehërrit të saj.