Kronikë

Ishin tapë, bëjnë sherr tre persona në Korçë, njëri goditet rëndë me thikë

Shkruar nga Liberale

Ishin tapë, bëjnë sherr tre persona në Korçë,

Tre persona janë vënë nën hetim, pasi u konfliktuan një ditë më parë në Korçë.

Ngjarja ndodhi në lagjen numër 8 të qytetit. Nga hetimet, rezulton se 33-vjeçari me iniciale S.S. ka shkuar në banesën e shtetasit Xh. H. dhe e ka goditur atë në parakrah, me mjet prerës.

Pas këtij incidenti, 26-vjeçari me iniciale Xh.H. ka marrë edhe vëllanë e tij, 30-vjeçarin me iniciale R.H. dhe kanë shkuar në shtëpinë e shtetasit S.S., duke e goditur me mjete të forta thyer xhamat e automjetit të tij.

Ky i fundit ndodhet ende në spital, nën kujdesin e mjekëve, ndërkohë që të tre këta shtetas do të hetohet nga Prokuroria e Korçës.

Ndërkoë policia po heton shkaqet konfliktit tëndodhur.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH