Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Lekaj, Kavajë, ku një 33-vjeçar është arrestuar nga policia pas një konflikti të dhunshëm me një 40-vjeçar.
Policia bën me dije se shtetasi E. T. dyshohet se ka goditur viktimën, B. Xh., me derën e automjetit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ndërkohë që viktima është transportuar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Shtetasi E. T. u arrestua në flagrancë nga specialistët e Hetimit të Krimeve në Komisariatin e Kavajës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.
Materialet procedurale janë referuar në Prokurorinë e Durrësit për veprime të mëtejshme.