Një sherr i dhunshëm ka ndodhur në një kantier ndërtimi në Heraklion të Greqisë, ku dy punëtorë, një shqiptar dhe një palestinez, janë përfshirë në një përplasje fizike gjatë orarit të punës.
Konflikti, i cili filloi për shkak të një mosmarrëveshjeje, rezultoi në goditje me mjete të forta: njëri e goditi me çekiç, ndërsa tjetri u kundërpërgjigj me vare.
Të dy punëtorët kanë pësuar lëndime të lehta në kokë dhe kanë marrë ndihmë mjekësore.
Pas incidentit, policia ndërhyri dhe arrestoi të dy palët, duke urdhëruar gjithashtu një ekspertizë mjeko-ligjore për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.