Kronikë

Shënjestra e gabuar plagosi të miturën, 12-vjeçarja shqiptare po lufton për jetën në spital (si ndodhi ngjarja)

Shkruar nga Liberale

Shënjestra e gabuar plagosi të miturën, 12-vjeçarja

Detaje të reja janë zbardhur ne lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë ku ngeli e plagosur një 12-vjeçare në Finlandë.

Shqiptarja nga Kosova u plagos rëndë nga të shtënat të cilat u regjistruan në shkollën e saj ku humbi jetën një 12-vjeçar. Nga të shtënat mbeti e plagosur edhe një vajzë tjetër.

Një komisioner i policisë finlandez, Kimmo Hyvarinen, ka konfirmuar se dy vajzat janë të shtruara ende në spital dhe po luftojnë me jetën.

Një djalë 12-vjeçar ka humbur jetën nga të shtënat me armë zjarri. I dyshuari, po ashtu 12-vjeçar, ka thënë se motivi i aktit ka qenë bullizmi në shkollë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH