Policia e Tiranës ka zbardhur 62 raste të përndjekjes online, pas një sërë denoncimesh për aktivitete të tilla në rrjetet sociale. Sipas informacioneve, është provuar se Fabjan Dodaj, 34 vjeç, i cili ndodhet aktualisht në burg në Francë, është përfshirë në veprat penale të "Falsifikimit kompjuterik", "Ndërhyrjes në të dhënat kompjuterike", "Përndjekjes" dhe "Ndërhyrjeve të padrejta në jetën private".
Ky individ po vuante një dënim të lidhur me "Vjedhje me pasoja të rënda" dhe "Komplot kriminal" sipas Kodit Penal Francez.
Pas identifikimit të aktiviteteve të paligjshme që vinin nga burgu “Lyon Cobras” në Francë, është bërë një bashkëpunim me Interpol Tirana dhe autoritetet franceze. Si rezultat, është kryer një kontroll në qelinë e F. D., ku është gjetur dhe sekuestruar aparati celular që përdorte për aktivitetet kriminale.