Kronikë

"Rrumbullaku të dorëhiqet, gënjeu kryeministrin", deklarata e fortë e Karamuços për çështjen e vjedhjes së sistemit TIMS

Shkruar nga Liberale

"Rrumbullaku të dorëhiqet, gënjeu kryeministrin",

"Rrufe në qiell të hapur". Këtë të shtunë, eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço kërkoi dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pasi me deklaratat e fundit vazhdon ta mbrojë Ervin Muça, ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit.

Karamuço theksoi se mbrojtja që Rrumbullaku po i bën ngajrjes e bën të duket si bashkëpunëtor. Ai shtoi se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka gënjer kryeministrin dhe ministrin e Brendshëm kur i ka deklaruar se sistemi TIMS nuk është kopjuar.

“Unë kam pasur prej vitesh një konsideratë shumë të lartë për zotin Rrumbullaku, polic karriere, por nuk do të doja të isha në vendin e zotit Rrumbullaku deri në gushtin e vitit të kaluar. Mënyra dhe forma si ai vazhdon ta mbrojë atë ngjarje aq të shëmtuar për të gjithë Policinë e Shtetit më ngjan sikur ai është bashkëpunëtor, bashkëfajtor dhe duhet të japë dorëheqjen. Kush është ai person që futet nga rruga brenda ambienteve të një objekti të rëndësisë së veçantë dhe futet në sistemet tona të sigurisë ku ka sekret shtetëror dhe tepër sekret, dy nivele të sistemeve. Kush e lejon këtë?

Kjo është përgjegjësi direkte e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, i cili ka gënjyer dhe ministrin e brendshëm dhe kryeministrin, pasi u ka thënë që sistemi nuk është prekur. Të dy sot ndihen të gënjyer këta, edhe kryeministri dhe ministri i Brendshëm se ato deklarime janë në bazë të një informacione që ky ka çuar në zyrat e tyre, ku i ka thënë nuk ka asgjë”, tha Karamuço per Euronews.

Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës për drejtorin e Departamentit të IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u vendos masa e sigurisë “arrest shtëpie” dhe u pezullua nga detyra

Mbi të rëndojnë akuzat për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, dhe “Hyrja e Paautorizuar Kompjuterike”, pasi ka rezultuar si personi që ka hyrë në sistemin TIMS i paautorizuar dhe ka eksportuar të dhënat e TIMS-it.

Nga të dhënat hetimore, rezulton se Muça ka shkuar në Drejtorinë që drejtonte me seli në rrugën “Mine Peza” ku ka pasur hyrje dhe eksportim të të dhënave të paautorizuara pak pas mesnate në 2 gusht të vitit të kaluar. Pasi ka kopjuar të dhënat, në prezencë edhe të një personi tjetër, i ka eksportuar ato në kompjuterin e tij personal.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH