Kronikë

RRËFIMI i Blerinës, pas vrasjes së bashkëshortit nga tre fëmijët: Vajza me mesatare 9.9, nuk e di pse donte ta fejonte

Shkruar nga Liberale
RRËFIMI i Blerinës, pas vrasjes së bashkëshortit nga tre

Pëllumb Meta 50 vjeç u vra nga djali i tij i madh, në bashkëpunim edhe të dy fëmijëve të tjerë dhe u varros në kasollen e bagëtive pranë shtëpisë.

Ngjarja e rëndë e zbuluar ditën e djeshme tronditi gjithë opinionin publik sidomos pasi u raportua se ishte vajza e vogël e familjes, 19 vjeçe dhe studente ajo që e kreu krimin makabër.

Blerina Meta, bashkëshortja e viktimës tha në një intervistë për emisionin Review në Euronews Albania se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e dhunës së vazhdueshme fizike dhe psikologjike që bashkëshorti ushtronte ndaj saj dhe ndaj fëmijëve.

Bashkëshortja tha se dhuna në familje mund të jetë arsyeja pse fëmijët ndërmorën një akt të tillë. Ajo nënvizoi se 50-vjeçari ishte një person shumë autoritar dhe i dhunshëm, ku askush nuk guxonte t’i kthente fjalën.

Sipas saj vajzat janë rritur nën një trysni të jashtëzakonshme ku detyroheshin të mbanin kokën ulur dhe të mos flisnin as me komshinjtë. Madje ajo shton se ato nuk mund të shkonin as në dyqan për të blerë diçka.

Ajo tha e bindur se dhuna fizike dhe psikologjike e vazhdueshme shkaktoi ngjarjen e tmerrshme ku fëmijët organizuan plan të vrisnin babain e tyre.

Së pari dua t’ju them që jam shumë e rënduar nga pikëpamja psikologjike. Ka ndodhur një gjë shumë shumë e tmerrshme, është diçka që ka ardhur si pasojë e një dhune qoftë fizike dhe psikologjike. Ka qenë njeri shumë agresiv, kërcënime për jetën si mua dhe fëmijëve të mi. Unë dija vetëm që dhuna në familjen time ka qenë e pranishme vahzdimisht si për mua dhe për fëmijët e mi”, tha ajo.

Bashkëshortja e 50-vjeçarit tha se nuk ishte në dijeni të ngjarjes dhe në momentin kur ndodhi vrasja ajo ishte në arë duke mbjellur jonxhë.
Ajo tha se kur u kthye nuk u shqetësua nga mungesa e bashkëshortit, pasi ai punonte roje dhe mungonte natën në banesë.

Unë do të them atë që unë di. Unë kam qenë në shtëpi pasi punoj me bujqësi. Ditën e shtunë jam marrë me mbjelljen e jonxhës në periudhën që ndodhi ngjarja. Në drekë kam dalë nga shtëpia. Kur jam kthyer fëmijët nuk më kanë treguar. Jam në gjendje shumë të rënduar. Unë nuk u shqetësova atë ditë pasi im shoq punonte roje dhe herë vinte në orar, herë jo. Bënte lëvizje vazhdimisht, nuk kishte një orar specific, mund të mos vinte dhe dy ditë rresht, mund të vinte në mëngjes, ose në 12 të drekës, pasi natën ishte në punë”, tha ajo.

Ajo tregoi se ai nuk pranonte kurrë të komunikonte me fëmijët, por për çdo gjë iu thoshe do t’ju vras do ju djeg me benzinë.

Nuk kam bërë asnjëherë denoncim se kisha frikë nga ai njëri. Na ka mbajtur gjithmonë të shtypur, nga frika nuk shkonin as fëmijët që ta denonconin. Mua më kërcënonte dhe nëse ndonjë nga fëmijët më dilte në krah u thoshte do ju vras dhe do ju djeg të gjithëve, shkonte direkt në dhunë. Me mua e kishte të përditshme. Nuk e di sa herë i kam larë muret e shtëpisë me gjakun e kokës time”, tregoi ajo.

Duke qenë se ishte i dhunshëm dhe i armatosur, gruaja tha se të gjithë kishin frikë për jetën.

“Vajzat s’kanë guxuar të dalin njëherë në derë vetëm. As në dyqan, asgjëkundi, njësoj si unë të shtypura. S’bëhet fjalë të flisnin me komshinjtë, gjithmonë kur ecnin kokën përtokë. Shkonin vetëm në shkollë dhe në shtëpi. Tani me një njeri që të dhunon dhe të kërcënon për jetën, padyshim që do kishin frikë dhe fëmijët. Ai kishte armë, pasi punonte roje, frikën ia kishim që të gjithë ndaj arriti kjo punë deri këtu. Një njeri që është agresiv, i dhunshëm, autoritar dhe i armatosur, është normale që ia ked he frikën”, tha ajo.

Bashkëshortja zbuloi dhe konfliktin e lindur mes babait dhe vajzës 19-vjeçare. Ajo tha se i ati donte ta fejonte me një person që vajza nuk e njihte.
Ndërkohë që 19-vjeçarja e kundërshtonte katekorikisht pasi ishte një student ekselente dhe donte të arsimohej.

Sa i përket fejesës është e vërtet që kishte shumë konflikt, pasi donte patjetër që të bëhej ajo fejesë. Ndërkohë që vajza nuk donte, pasi vazhdonte studimet e larta dhe nuk e njihte djalin, por nuk kishte as priioritet në këtë fazë të jetës që të fejohej, pasi është vetëm 19-vjeçe, në vitin e parë të shkollës së lartë. Ai ishte natyrë autoritare, ashtu ka qenë gjithmonë, unë s’guxoja dot të hapja gojën çfarëdo lloj vendimi që të merrte ai. Ashtu donte të vazhdonte dhe me fëmijët. Goca nuk e pranonte këtë dhe kjo zgjati shumë. Nuk e di pse donte ta fejonte, kur vajza mësonte dhe kishte mesatare 9.9.
Ajo kishte investuar te arsimi, por nuk e di pse babai donte që ajo ta merrte këtë kthesë. Unë nuk guxoja të thoja asnjë gjë pasi kisha vite që rrija aty e shtypur dhe e dhunuar. Ashtu donte t’I mbante dhe fëmijët”, tha ajo.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH