Kronikë

Roan Brahimi që u ekzekutua në Greqi, i dyshuar për vrasjen e Brilant Martinaj dhe plagosjen e Ylli Brahja

Shkruar nga Liberale

Roan Brahimi që u ekzekutua në Greqi, i dyshuar për vrasjen e

Sot u ekzekutua në një atentat mafioz në Greqi shqiptari Roan Brahimi, ndërsa u plagos bashkëshortja e tij Katerina Beqo. Emri i tij është përfolur për implikime në ngjarje të bujshme kriminale në Shqipëri.

Sipas mediave greke një person i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre. Drejtuesi i mjetit, Roan Brahimi ka vdekur menjëherë, ndërsa gruaja e tij është plagosur lehtë.

Sakaq, Roan Brahimi është i dyshuari kryesor i masakrës së Milotit, ku pas breshërisë me armë mbeti viktimë Klisman Preçi dhe u plagos rëndë Ylli Brahja, krahu i djathtë i Ervis Martinajt.

Ai po ashtu dyshohet se ka qenë i përfshirë në atentatin ndaj Brilant Martinaj, kushëriri i Ervis Martinajt. Ky i fundit rezulton i zhdukur prej kohësh. Bashkë me Brilant Martinaj humbën jetën dhe dy miqtë e tij, Besmir Hoxha dhe Dikler Vata.  Ngjarja kriminale ndodhi më 17 korrik në 2022 në mbikalimin e Fushë-Krujës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH