Kronikë

Rëndohet bilanci nga ATENTATI në Shkodër/ Ndërron jetë në spital personi i katërt, Bashkim Basha

Shkruar nga Liberale
Rëndohet bilanci nga ATENTATI në Shkodër/ Ndërron jetë

Rëndohet bilanci nga atentati në Dobraç të Shkodrës, ngjarje kjo e ndodhur më 30 tetor, duke shkuar në 4 numri i viktimave.

Policia e Shkodrës bëri me dije se ka humbur jetën në spital, Bashkim Basha, i cili u përplas nga automjeti me të cilin udhëtonin Hamza Lici dhe Arlind Bushati, të cilët mbetën viktima të atentatit.

Basha po udhëtonte me bashkëshorten e tij, Fluturën me motomjet, teksa u përplasën nga automjeti i Licit, ku kjo e fundit ndërroi jetë në vendngjarje.

Grupi hetimor ka dyshime se autorët janë vrasës me pagesë nga Mali i Zi.

Nga verifikimet rezulton se makina e viktimave të ketë hyrë në vendin tonë po ashtu nga Mali i Zi në ditët e fundit.

Ndërsa hetuesit kanë sekuestruar më shumë se 35 gëzhoja në vendngjarje të qitura nga të dyja armët kallashnikovë.

makina e djegur e autorëve, deri tani nuk ka prodhuar asnjë të dhënë për grupin hetimor apo për t'i ndihmuar ata në identifikim autorësh, pasi numri i shasisë është dëmtuar nga zjarri. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH