Kronikë

Refuzojnë ushqimet, por jo kafen dhe ujin! Të dënuarit e ’41-Bis’ futen në grevë të pjesshme urie!

Shkruar nga Liberale

Refuzojnë ushqimet, por jo kafen dhe ujin! Të dënuarit e

Pasi janë vendosur në regjimin e posaçëm ’41-Bis’, 7 të dënuarit janë futur në një grevë të pjesshme urie.

U mësua se prej 2-3 ditësh të dënuarit Albert Ilir Kupa, Sokol Mjacaj, Aldo Hoxha, Anterio Koaloshi, Fatmir Pjetro, Erion Veziaj, Nikolin Topalli, kanë refuzuar ushqimin, por jo kafen dhe ujin.

Ndërsa bëhet me dije se refuzimi i ushqimit bëhet, për shkak se 7 të dënuarit janë kundër aplikimit të  regjimit “41-bis”, i cili parashikon izolimin e rreptë për ta.

Kundërshti kanë shprehur edhe për kontrollet që iu bëhen shpesh. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH