Një rast tjetër i rëndë dhune është regjisturar pasi një i mitur ka rrahur nënën e tij. Ngjarja e rëndë është regjistruar në Gramsh, ku ka ndërhyrë policia.
Uniformat blu njoftojnë se kanë nisur procedim penal për të miturin.
“Komisariati i Policisë Gramsh referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.”, njoftoi policia.