Kronikë

Qëlloi me dy plumba bashkëkombësin e tij në Athinë, arrestohet i riu shqiptar

Shkruar nga Liberale

Qëlloi me dy plumba bashkëkombësin e tij në Athinë,

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar në Itali pasi policia u ka gjetur armë e drogë. Një pistoletë “Glock” me numër serie të gërryer, karikator, silenciator, fishekë, kokainë dhe hashash janë sendet e sekuestruara. Arma kishte numrin serial të gërvishtur, me karikator të futur dhe gati për përdorim, të pajisur me një silenciator të bërë vetë ndërsa fishekët i përkisnin një arme tjetër.

Në banesën ku u gjetën sendet e paligjshme kishte një sistem video survejimi për të monitoruar rrethinën, për të shmangur kontrollet e mundshme nga policia. Në banesën e cila në atë moment ishte bosh, policia gjeti dy dokumente. Dhe kështu ata filluan të kërkonin pronarët e materialit të sekuestruar. Jo shumë larg banesës, u ndaluan dhe u arrestuan dy të rinj shqiptarë, A. K., 18 vjeç dhe K. K., 23 vjeç, me banim në Casermone dhe nga hetimet e para të kryera, të mbërritur së fundmi në Frosinone.

Prokurorja publike Beatrice Neroni urdhëroi burg për të dy, të cilët mbrohen nga avokatët Marco Maietta dhe Francesca Campagiorni. Ndërkohë vijojnë hetimet për të kuptuar se çfarë po bënin të dy në Frosinone. 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH