Kronikë

Qëllohet për vdekje me armë zjarri ekonomisti i firmës në Kurbin, plagoset pronari

Shkruar nga Liberale
Qëllohet për vdekje me armë zjarri ekonomisti i firmës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kurbin në orët e para të mëngjesit ku ka mbetur një i vrarë dhe një i plagosur.
Rreth orës 07:00, sipas policisë, është marrë njoftim se në fshatin Gurez, Kurbin, në ambientet e një firme ku përpunohen inerte, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi S. M, rreth 70 vjec, ekonomist i firmës, si dhe është plagosur pronari shtetasi A. GJ, rreth 51 vjec, i cili është transportuar në spital për ndihmë mjeksore.

Shërbimet e Policisë Vendore kanë shkuar në vendngjarje, është rrethuar zona dhe vijon kontrolli i territorit.

Ndërkohë është ngritur një grup i posaçëm hetimor nën drejtimin e Prokurorisë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në ndihmë të Policisë vendore kanë shkuar forcat Kombëtare të Sigurisë dhe Forcat Speciale Renea.

Në një moment të dytë do të ketë njoftim më të plotë në lidhje me ngjarjen.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH