Kronikë

Punonjësi i “Illyrian Guard” ndërroi jetë pasi e zuri korenti tek Albcontrol, reagon policia

Shkruar nga Liberale

Punonjësi i “Illyrian Guard” ndërroi jetë pasi e zuri

Policia ka reaguar me një njoftim zyrtar pas lajmit se një punonjës sigurie i kompanisë “Illyrian Guard”, Han Draxhoshi, ka humbur jetën në mënyrë tragjike pasi ra në kontakt me energjinë elektrike gjatë detyrës së tij tek Albcontrol në Rinas.

Policia njofton se ditën e sotme është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore 56-vjeçari Han Draxhoshi.

Në njoftimin e policisë thuhet se, 56-vjeçari dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin) dhe ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 09.11.2024, është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore shtetasi H. D., 56 vjeç, punonjës i Shërbimit Privat të Sigurisë Fizike, i cili dyshohet se gjatë orarit të punës, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike në një kabinë elektrike (disa metra larg vendit ku kryente shërbimin). Si pasojë e dëmtimeve të marra ky shtetas ka ndërruar jetë në spital.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”- njofton policia.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH