Kronikë

Prokuroria e Fierit çon në gjyq Altin Lamçen për VRASJE me dashje të mbetur në tentativë

Shkruar nga Liberale

Prokuroria e Fierit çon në gjyq Altin Lamçen për VRASJE

Prokuroria e Fierit ka dërguar në gjyq dosjen për Altin Lamçen, i cili goditi me mjet të mprehtë 40-vjeçarin Klavio Lika, duke i shkaktuar dëmtime të rrezikshme për jetën.

“Nga hetimi i zhvilluar në bashkëpunim me policinë gjyqësore, u provuar se shtetasi A.L., më datë 05.05.2024, rreth orës 11.30, për motive të dobta, ka goditur me mjet mprehtës shtetasin K.L duke i shkaktuar këtij të fundit dëmtime të rrezikshme për jetën”, njoftoi organi i akuzës.

Ndaj 50-vjeçarit rëndon akuza për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.

Në përfundim të hetimit për këtë procedim penal, Prokuroria ka marrë të pandehur shtetasin Altin Lamçe dhe ka dërguar për gjykim procedim në ngarkim të tij.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH