Kronikë

Pranga "skifterit" shqiptar në Francë, vodhi bizhuteritë ‘Cartier’ me vlerë 150 mijë euro

Shkruar nga Liberale

Pranga "skifterit" shqiptar në Francë, vodhi

Policia franceze ka arrestuar një 45-vjeçar shqiptar pasi akuzohet për grabitje. Nga ajo që raportojnë mediat franceze thuhet se shqiptari ka vjedhur bizhuteri me vlerë të madhe nga marka Cartier.

Ky shtetas shqiptar është zbuluar nga gjurmët e gishtërinjve dhe ADN-ja e tij e gjetur gjatë një vjedhjeje të dyfishtë të kryer në Villepreux (Yvelines).

Mesohet se, rreth tridhjetë akte hajdutërie i janë atribuar atij, duke përdorur një metodologji shumë të thjeshtë: thyerjen e një dere ose një dritareje, hyrjen, rrëmbimin e gjithçkaje që mundet e më pas largimin.

Shqiptari, identiteti I të cilit ende nuk bëhet me dije do të gjykohet më 14 maj 2024 nga gjykata e Versajës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH