Kronikë

Pranga 36-vjeçarit që vodhi para dhe sende personale në një makinë të parkuar në Vlorë

Shkruar nga Liberale

Pranga 36-vjeçarit që vodhi para dhe sende personale në

Policia e Vlorës ka arrestuar një 36-vjeçar pasi dyshohet se ka vjedhur para në një makinë të parkuar. Sipas efektivëve të qytetit jugor, i riu gjithashtu dyshohet se ka vjedhur nga automjeti i parkuar edhe disa sende personale.

Pranga 36-vjeçarit që vodhi para dhe sende personale në

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas marrjes së njoftimit se në automjetin e një shtetasi kosovar, të parkuar në zonën e Lungomares, ishin vjedhur një shumë parash dhe çanta e tij me sende personale, kanë kryer të gjitha veprimet hetimore dhe bazuar në provat e siguruara, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Storm 20”. Si rezultat, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i autorit të dyshuar të vjedhjes, shtetasit:

Ç., 36 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën 36-vjeçarit, një shumë parash (euro dhe lekë), dokumentet dhe sendet e tjera të vjedhura nga automjeti i shtetasit kosovar.”– njofton policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH