Kronikë

Policja shet makinën e të ndjerit për pjesë këmbimi, denoncimi nga i afërmi i viktimës

Shkruar nga Liberale

Policja shet makinën e të ndjerit për pjesë këmbimi,

Oficerja e Policisë Gjyqësore, Besie Koshena në vend që të kryente detyrën e saj dhe të dorëzonte një makinë tek i zoti, në fakt vendosi ta shiste atë për përfitime personale. Rasti ka të bëjë me një makinë ku pronari vrau vetën në shtator të 2023. Mjeti u bllokua dhe pas përfundimit të hetime u vendos nga prokuroria që makina t’i kthehej familjarëve.

Në këtë detyrë u caktua efektivja Besie, por që ajo në vend që të zbatonte urdhrin, bashkëpunoi me dikë tjetër dhe ta shiste mjetin për pjesë këmbimi.

Në një intervistë ekskluzive për “Jetë Shqiptare” në RTSH, i afërmi i viktimës tregon dhe të gjithë situatën se çfarë i kishte shkruar policja dhe si shmangte dorëzimin e makinës përmes justifikimeve dhe mos përgjigjes në telefon.

Ai thotë se kur nuk mori më përgjigje nga Besie Koshena, vendosi t’i drejtohej AMP-së.

Intervista me të afërmin e të ndjerit.

I afërmi: më 19 shtator 2023 gjendet I pa jetë dikur te rruga e vjetër e Elbasanit dhe ngjaja ka ndodhur jashtë makinës por polica dhe prokuroria e mori makinën dhe e lanë në Komisariatin e Farkës për prova dhe më datë 20 shkurt 2024 prokuroria jep urdhrin për dorëzimin e sendit dhe cakton Besien si oficere të OPGJ për dorëzimin e sendit. Pas dy ditëve marrin në dorëzim mjetin na thotë “A jeni të interesuar ta mbani këtë makinë apo jo?” dhe si përfundim këmbëngul dhe na tha “A nuk ke besim”. I thash “Po nuk dihet se çfarë ndodh o gru dhe nuk kam qejf”. Makinën e kam marrë me karotrec vetëm e vetëm që te jemi në rregull me ligjet e shtetit.

Gazetari: Çfarë ndodhi më pas?

I afërmi: Ajo nuk po e sillte makinën jo sot jo nesër. Jo vij sot, jo vij nesër. Ka një problem ky dhe ka një problem ai dhe si përfundim i shkruanim mesazhe disa herë dhe e merrnim në telefon disa herë që të sillte makinën tek vendi  dhe nuk po e sillte. Një ditë prej ditësh i bëra një shkrim, i shkrova një sms” po të lë afat 4-5 ditë dhe nëse nuk sjell makinën në këtë datë do t’i drejtohem organeve kompetente”. Ajo nuk u përgjigj fare, ajo nuk shkruajti dhe si përfundim për të mos e paditur dhe për të mos e sulmuar, shkova te AMP dhe i thash se nuk dua të bëj keq, por dua që të më kthejë makinën. Ju jeni Autoriteti i Mbikëqyrjes Policore dhe mund ta telefononi. Ata e telefonuan dhe i thanë urgjentisht nis makinën dhe mua më thanë “vazhdo drejtimin tënd, makinën ajo do ta sjelli te ne”. Ajo nuk e ka dërguar makinën dhe mesa duket e ka çuar për demontim dhe mu desh që pas tre ditësh që i lanë hapësirë nga AMP më thanë se nuk e ka sjellë makinën sepse nuk ka pasur se çfarë të sillte, atëherë unë bëra kallëzim në prokurori.

Besie Koshena u pezullua një ditë më parë nga AMP pasi akuzohet se gjatë kohës që ka kryer detyrën si Specialiste për Hetimin e Krimeve, duke shfrytëzuar atributet e Oficerit të Policisë Gjyqësore, pas ekzekutimit të urdhrit për kthimin e mjetit të sekuestruar, nëpërmjet mashtrimit ka përvetësuar atë mjet dhe në bashkëpunim me shtetasin Geri Kurti, e kanë shitur atë për pjesë këmbimi me qëllim përfitimi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH