Kronikë

Policia zbulon një arsenal armësh, arrestohet 30-vjeçari në Fier

Shkruar nga Liberale

Policia zbulon një arsenal armësh, arrestohet 30-vjeçari

Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e policisë në fier, pas zbulimit të një arsenali armësh.

Mësohet se i riu ishte arrestuar pasi policia i kishte gjetur më herët 2 armë zjarri, teksa pas hetimeve, i është zbuluar dhe në municion i plotë luftarak.

Njoftimi i policisë:

Fier

Vijon operacioni policor i koduar “Risku”. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier gjejnë dhe sekuestrojnë 1 tjetër arsenal armësh zjarri. Pas një pune të mirëfilltë hetimore, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Policisë zbuluan një vend në të cilin 30-vjeçari i arrestuar gjatë operacionit të koduar “Risku”, kishte fshehur një arsenal tjetër armësh. Në një ambient në pronësi të këtij shtetasi, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:

-1 mitraloz të lehtë me fishekë në fole;

-20 krehra armësh zjarri pistoletë, të ndryshme;

-1krëhër automatiku;

-2 bomba dore (granata difensive);

-1 sasi të madhe municioni të kalibrave të ndryshëm;

-1 sasi fishekësh pistolete, të prodhuar në mënyrë artizanale;

-1 pistoletë gjurmëlënëse;

-2 radio si të Policisë;

-3 krehra disk për mitralozë të lehtë;

-5 celularë;

-1 GPS.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH