Kronikë

Policia i gjen shqiptarit mbi 800 mijë euro cash të fshehura në banesë dhe në makinë, arrestohet!

Shkruar nga Liberale

Policia i gjen shqiptarit mbi 800 mijë euro cash të fshehura në

Një 46-vjeçar shqiptar ra në prangat e policisë në Itali, pasi në makinën dhe banesën e tij u gjetën 863 mijë euro cash, të cilat dyshohet se u përfituan nga aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike

Mediat në Itali bëjnë me dije shqiptari u ndalua gjatë një kontrolli në një rrugë midis Brindisit dhe Lecces.

Efektivët e policisë zbuluan në mjetin e tij 200 mijë euro të fshehura në pako me vakum me kartëmonedha të prerjeve të ndryshme.

Më pas oficerët e Komandës Krahinore të Lecces vazhduan sekuestrimin e shumës dhe kontrolle të imtësishme në banesës e shqiptarit.

Në banesën e 46-vjeçarit u gjet një shumë parash të barabartë me 633.850 euro të fshehura në dollap dhe të ndara në “pako” kartëmonedhash të prerjeve të ndryshme.

Në total u sekuestruan mbi 863.000 euro. Autoritete në Itali po punojnë për zbardhjen e plotë të rastit.
46-vjeçari me origjinë shqiptare u denoncua për pastrim parash dhe transferim mashtrues të sendeve me vlerë, në bashkëpunim me persona të tjerë ende të paidentifikuar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH